Mobiliteti ndërkombëtar i studentëve në Portugali
Ndërkombëtarizimi dhe mobiliteti i studentëve përbëjnë një shtyllë kyçe të zhvillimit akademik të Kolegjit Biznesi, duke krijuar mundësi reale për përvojë ndërkombëtare dhe avancim cilësor të studimeve. Në kuadër të mobilitetit Erasmus+ ICM në Portugali, studentët tanë kanë mundësinë të ndjekin studime me diplomë të dyfishtë, ku në përfundim të studimeve pajisen me diplomën e Kosovës dhe atë Portugeze, duke rritur ndjeshëm konkurrueshmërinë e tyre akademike dhe profesionale. Në këtë kontekst, studentët e dalluar Uarda Haxhidauti, Anila Gashi dhe Rinor Basholli përfaqësojnë me dinjitet Kolegjin Biznesi në arenën ndërkombëtare. Stafi i Kolegjit Biznesi ju uron shumë suksese në rrugëtimin e tyre akademik, me bindjen se zhvillimi i tyre profesional dhe akademik do të kontribuojë në të ardhmen dhe në ndërtimin e qëndrueshëm të shtetit tonë.