Fushata Ndërgjegjësuese për Staf – Roli i Komisionit për Etikë

Në Kolegjin Biznesi, është organizuar një fushatë ndërgjegjësuese për stafin akademik dhe administrativ mbi rolin dhe rëndësinë e Komisionit për Etikë. Diskutimi u fokusua në përgjegjësitë e stafit në zbatimin e politikave etike, ndikimin e komitetit në proceset akademike dhe institucionale, si dhe mënyrat për të forcuar ndërgjegjësimin dhe transparencën në vendimmarrje.