Dita e Parë e Pilotimit – Projekti LEADALKO, Moduli 1

Trajnim mbi Lidershipin dhe Qeverisjen Strategjike

Në kuadër të projektit Erasmus+ LEADALKO, Kolegji Biznesi organizoi Modulin I “Strategic Leadership and Strategy”, të udhëhequr nga Prof. Asoc. Dr. Betim Spahiu. Trajnimi mblodhi stafin akademik të Kolegjit Biznesi, përfaqësues të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), si dhe Institutit Pedagogjik të Kosovës (IPK). Gjatë trajnimit u trajtuan konceptet dhe praktikat bashkëkohore të lidershipit strategjik, planifikimit institucional dhe qeverisjes efektive në arsimin e lartë, me synim forcimin e kapaciteteve drejtuese dhe zhvillimin institucional të institucioneve pjesëmarrëse.