VENDOSJA AFARISTE DHE SFIDAT REALE TË FILLIMIT TË BIZNESIT



Në Kolegjin Biznesi u organizua një ligjëratë me temë “Vendosja Afariste dhe Sfidat Reale të Fillimit të Biznesit”, ku ishte i ftuar një përfaqësues nga industria, i cili ndau përvojën e tij praktike në themelimin dhe zhvillimin e biznesit.

Gjatë ligjëratës u trajtuan sfidat reale të fillimit të një biznesi, procesi i vendimmarrjes afariste, menaxhimi i rreziqeve dhe mundësitë për zhvillim në treg. Studentët patën mundësi të diskutojnë dhe të përfitojnë njohuri praktike nga përvoja reale e sektorit privat.

Ky aktivitet kontribuon në lidhjen e studimeve akademike me praktikën profesionale dhe tregun e punës.