Publikimi i Raporteve Përmbledhëse të Vlerësimit të Mësimdhënësve nga Studentët
Njoftohen të gjithë studentët dhe stafi akademik se raportet përmbledhëse të vlerësimit të mësimdhënësve nga studentët për vitin akademik 2025/2026 – semestri dimror janë publikuar në web-faqen zyrtare të institucionit. Raportet mund t’i gjeni në seksionin “Raportet” në web-faqe. Ky publikim realizohet në kuadër të transparencës institucionale dhe mekanizmave të brendshëm të Sigurimit të Cilësisë, me qëllim informimin e palëve të interesit dhe përmirësimin e vazhdueshëm të procesit mësimor. Ju faleminderit për kontributin dhe bashkëpunimin tuaj.