Ligjëratë Ekstrakurrikulare me Alumni të Programit “Menaxhment dhe Financa”
Në kuadër të aktiviteteve ekstrakurrikulare dhe bashkëpunimit me Alumni-t, Programi Studimor Menaxhment dhe Financa në Kolegjin Biznesi organizoi një ligjëratë me të ftuar z. Gëzim Avdullahu, i diplomuar në këtë program studimor.
Tema e ligjëratës ishte: “Zhvillimi i Aftësive Profesionale në Menaxhment dhe Financa – Përvoja Praktike dhe Këshilla nga Alumni”.
Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me Prof. Assoc. Dr. Betim Spahiu, i cili prezantoi të ftuarin dhe theksoi rëndësinë e aktiviteteve të tilla në lidhjen ndërmjet studimeve akademike dhe praktikës profesionale.
Gjatë ligjëratës, z. Gëzim Avdullahu ndau përvojën e tij profesionale dhe ofroi këshilla praktike për studentët lidhur me zhvillimin e aftësive profesionale, përgatitjen për tregun e punës dhe ndërtimin e karrierës në fushën e menaxhmentit dhe financave.
Studentët patën mundësinë të diskutojnë dhe të parashtrojnë pyetje rreth sfidave profesionale dhe mundësive të zhvillimit në tregun e punës.
Ky aktivitet synon të forcojë lidhjen ndërmjet studentëve aktualë dhe Alumni-ve, duke ofruar një perspektivë praktike mbi aplikimin e njohurive akademike dhe zhvillimin profesional.