Kolegji Biznesi realizon hulumtim të përbashkët me biznesin për ekonomizimin e aplikacioneve dhe përdorimin e tyre në Kosovë

Në kuadër të angazhimit për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet arsimit të lartë dhe sektorit të biznesit, Kolegji Biznesi ka realizuar një aktivitet kërkimor në bashkëpunim me kompaninë Eter Corp LLC, duke përfshirë studentë dhe staf akademik nga disa programe studimore të institucionit.

Hulumtimi me temë “Ekonomizimi i aplikacioneve dhe përdorimi i tyre në Kosovë” ka për qëllim analizimin e rolit të aplikacioneve digjitale në zhvillimin e bizneseve, optimizimin e proceseve operative dhe rritjen e efikasitetit ekonomik në organizata dhe kompani në Kosovë. Në fokus të studimit janë përdorimi i aplikacioneve mobile dhe platformave digjitale në menaxhimin e proceseve të biznesit, ndikimi i tyre në uljen e kostove operacionale dhe në përmirësimin e shërbimeve ndaj klientëve.

Në këtë hulumtim janë përfshirë studentë nga disa programe studimore të Kolegjit Biznesi, duke mundësuar integrimin e njohurive teorike me praktikat reale të tregut:

Programi Studimor Shkenca Kompjuterike: Bamir Spahiu, Armend Gashi

Programi Studimor Menaxhment dhe Financa – Master: Anila Gashi, Faton Zeqiraj

Programi Studimor Menaxhment dhe Ekonomiks: Burim Morina, Bulza Borovci, Tea Mustafaj

Hulumtimi është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me stafin akademik të Kolegjit Biznesi:

Prof. Assoc. Dr. Betim Spahiu

Prof. Ass. Dr. Atdhe Kabashi

Prof. Ass. Dr. Hiflobina Dermaku

Prof. Ass. Dr. Burim Morina

Prof. Ass. Dr. Abetare Kabashi

Përmes këtij projekti kërkimor, studentët kanë pasur mundësi të përfshihen drejtpërdrejt në procesin e hulumtimit shkencor dhe në analizën e praktikave reale të biznesit, duke zhvilluar kompetenca praktike në fushën e teknologjisë së informacionit, menaxhimit dhe ekonomisë digjitale.

Ky bashkëpunim ndërmjet Kolegjit Biznesi dhe Eter Corp LLC përfaqëson një shembull konkret të lidhjes së arsimit të lartë me industrinë, duke kontribuar në zhvillimin e kërkimit aplikativ, inovacionit dhe përgatitjen profesionale të studentëve për tregun e punës në epokën e transformimit digjital.