U mbajt ligjërata nga industria: Ndihma e parë emergjente dhe simulimi praktik
Në Kolegjin Biznesi është mbajtur me sukses një ligjëratë e veçantë nga industria me pjesëmarrjen e ekspertit MSc. Jeton Avdiu.
Ligjërata u fokusua në temën:
“Ndihma e parë emergjente dhe simulimi praktik i ofrimit të ndihmës së parë”, duke ofruar një kombinim të njohurive teorike dhe demonstrimeve praktike.
Gjatë këtij aktiviteti, studentët patën mundësinë të:
- Njihen me parimet bazë të ndihmës së parë emergjente
- Kuptojnë rëndësinë e reagimit të shpejtë dhe korrekt në situata kritike
- Ndjekin dhe marrin pjesë në simulime praktike të ofrimit të ndihmës së parë
- Zhvillojnë aftësi konkrete për menaxhimin e rasteve emergjente
Kjo ligjëratë përbën një shembull të rëndësishëm të bashkëpunimit ndërmjet Kolegjit Biznesi dhe profesionistëve nga industria, duke kontribuar në përgatitjen praktike dhe profesionale të studentëve.