Janë ndarë certifikatat për kualifikimin “Ekspert për Siguri dhe Shëndet në Punë”

Më datë 04.05.2026, në Kolegji Biznesi u realizua ceremonia e ndarjes së certifikatave për kandidatët që përfunduan me sukses programin e kualifikimit “Ekspert për Siguri dhe Shëndet në Punë”.

Ky program, i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, ka për qëllim përgatitjen profesionale të pjesëmarrësve në fushën e sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës, duke u bazuar në standardet bashkëkohore dhe kërkesat e tregut të punës.

Gjatë këtij programi, pjesëmarrësit përfituan njohuri teorike dhe praktike mbi:

  • Identifikimin dhe menaxhimin e rreziqeve në vendin e punës
  • Zbatimin e standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë
  • Parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e punonjësve
  • Hartimin dhe implementimin e politikave të sigurisë në organizata

Ceremonia e ndarjes së certifikatave u zhvillua në një atmosferë festive, ku u vlerësua angazhimi dhe përkushtimi i pjesëmarrësve gjatë gjithë procesit të trajnimit.

Kolegji Biznesi mbetet i përkushtuar në ofrimin e programeve profesionale dhe kualifikuese, duke kontribuar në zhvillimin e kapaciteteve njerëzore dhe rritjen e sigurisë në vendin e punës.