Ligjëratë profesionale mbi edukimin financiar dhe zhvillimin profesional të të rinjve

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe kontributit në avancimin e edukimit profesional të të rinjve, Prof. Assoc. Dr. Betim Spahiu dhe Prof. Ass. Dr. Nexhmije Kabashi realizuan një ligjëratë profesionale në shkollën IAAP “Skënder Luarasi” në Suharekë.

Ligjërata u organizua me qëllim të ngritjes së njohurive të nxënësve në fushën e financave dhe menaxhimit financiar, duke trajtuar tema me rëndësi të veçantë për zhvillimin profesional dhe personal të të rinjve.

Gjatë ligjëratës u trajtuan temat:

  • Edukimi financiar dhe rëndësia e menaxhimit të financave personale
  • Menaxhimi i borxheve dhe planifikimi financiar
  • Investimet dhe rëndësia e tyre në zhvillimin ekonomik dhe financiar

Përmes shembujve praktikë dhe diskutimeve interaktive, nxënësit patën mundësinë të njihen më afër me konceptet bazë të menaxhimit financiar, mënyrat e marrjes së vendimeve financiare dhe rëndësinë e planifikimit të qëndrueshëm ekonomik.

Ky aktivitet paraqet një kontribut konkret në fuqizimin e lidhjes ndërmjet arsimit dhe praktikës profesionale, si dhe në promovimin e edukimit financiar tek të rinjtë.