Ligjëratë profesionale mbi edukimin financiar dhe zhvillimin profesional të të rinjve
Në kuadër të kontributit në komunitet dhe bashkëpunimit me institucionet arsimore, Prof. Assoc. Dr. Betim Spahiu dhe Prof. Ass. Dr. Burim Morina realizuan një ligjëratë profesionale me nxënësit e shkollës së mesme teknike “Lutfi Musiqi” në Vushtrri.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte avancimi i njohurive të nxënësve në fushën e edukimit profesional dhe ngritja e vetëdijes mbi rëndësinë e zhvillimit të aftësive profesionale dhe financiare për tregun e punës.
Gjatë ligjëratës u diskutua mbi rëndësinë e edukimit financiar, planifikimit të karrierës, menaxhimit të financave personale, si dhe rolin e investimeve dhe zhvillimit profesional në ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme.
Përmes diskutimeve interaktive dhe shembujve praktikë, nxënësit patën mundësinë të përfitojnë njohuri të dobishme lidhur me sfidat dhe mundësitë që ofron tregu i punës, si dhe rëndësinë e përgatitjes profesionale dhe akademike.
Ky aktivitet paraqet një kontribut të rëndësishëm në forcimin e lidhjes ndërmjet arsimit dhe komunitetit, duke promovuar edukimin dhe zhvillimin profesional të të rinjve.
05.05.2026