Kolegji Biznesi organizoi Konferencën e 13-të Shkencore Ndërkombëtare me temë “E ardhmja digjitale në fushën ekonomike, juridike dhe emergjencave”
Kolegji Biznesi në bashkëpunim me Instituti për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim – Ulqin, organizoi Konferencën e 13-të Shkencore Ndërkombëtare me temë “E ardhmja digjitale në fushën ekonomike, juridike dhe emergjencave”, e cila u mbajt më 21.06.2026 në Prishtinë, me pjesëmarrje fizike dhe online.
Konferenca mblodhi profesorë, studiues,
ekspertë, përfaqësues institucionesh, industrisë, alumni dhe studentë nga fusha
të ndryshme akademike dhe profesionale, me qëllim të trajtimit të zhvillimeve
bashkëkohore dhe ndikimit që transformimi digjital ka në ekonomi, shkencat
kompjuterike, juridik dhe menaxhimin e emergjencave.
Në kuadër të konferencës u organizuan katër
sesione shkencore në fushën e ekonomisë, shkencave kompjuterike, juridikut dhe
menaxhimit të emergjencave. Gjatë këtyre sesioneve u prezantuan gjithsej 66
punime shkencore nga 114 autorë dhe bashkautorë vendorë, rajonalë dhe
ndërkombëtarë, me pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe
Mali i Zi.
Punimet dhe diskutimet u fokusuan në tema
aktuale dhe me rëndësi të veçantë për zhvillimin e shoqërisë moderne, si
inteligjenca artificiale, transformimi digjital, siguria kibernetike, FinTech,
menaxhimi digjital, ekonomia digjitale, mbrojtja e të dhënave, digjitalizimi i
sistemit juridik dhe përdorimi i teknologjisë në menaxhimin e emergjencave.
Pjesë e rëndësishme e konferencës ishin edhe
përfaqësuesit e industrisë dhe alumni, të cilët kontribuan në diskutimet mbi
rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe praktikës profesionale, si dhe
nevojën për zhvillimin e kompetencave digjitale në tregun modern të punës.
Organizatorët vlerësuan se kjo konferencë
përfaqëson një platformë të rëndësishme për promovimin e kërkimit shkencor,
shkëmbimin e ideve dhe forcimin e bashkëpunimit akademik dhe profesional në
nivel vendor dhe ndërkombëtar. Në përfundim të konferencës u prezantuan edhe
rekomandimet kryesore, të cilat synojnë avancimin e proceseve të digjitalizimit
dhe thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushat përkatëse.









