Organizimi i tryezës profesionale me temën “Parandalimi i mashtrimeve financiare në biznese”

Me 22.05.2026

Në kuadër të organizimit të tryezave profesionale dhe kontributit në ngritjen e vetëdijes profesionale në komunitet dhe sektorin e biznesit, Kolegji “Biznesi” organizoi një tryezë profesionale me temën “Parandalimi i mashtrimeve financiare në biznese”.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte informimi dhe vetëdijesimi i pjesëmarrësve mbi rëndësinë e identifikimit dhe parandalimit të mashtrimeve financiare, si dhe forcimi i praktikave të kontrollit dhe menaxhimit financiar në organizata dhe biznese.

Gjatë tryezës profesionale u diskutuan temat:
• Format më të shpeshta të mashtrimeve financiare në biznese
• Roli i kontrollit të brendshëm dhe auditimit financiar
• Menaxhimi i riskut financiar dhe mbrojtja e aseteve të kompanisë
• Transparenca financiare dhe rëndësia e raportimit korrekt financiar

Përmes diskutimeve profesionale dhe shembujve praktikë, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen me mekanizmat e identifikimit të parregullsive financiare dhe mënyrat e parandalimit të tyre në praktikë.

Ky aktivitet përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet akademisë, komunitetit dhe sektorit të biznesit, duke promovuar etikën profesionale, transparencën dhe sigurinë financiare në organizata.