Kolegji Biznesi shpall konkursin publik të rregullt për pranimin dhe regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2026/2027,

Mbështetur në dispozitat e nenit 8 të Ligjit të Punës Nr.03/L-212, dispozitave të nenit 26 të Ligjit mbi Arsimin
e Lartë të Kosovës Nr.04/L-037, si dhe në mbledhjen e Këshillit të Lartë Mësimor Shkencor të datës:
29.05.2026, të Kolegjit “BIZNESI” Prishtinë dhe Dega në Prizren:

Kolegji Biznesi shpall konkursin publik të rregullt për pranimin dhe regjistrimin e studentëve të rinj për vitin
akademik 2026/2027, në të gjitha programet e studimit të akredituara nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës
dhe të licencuara nga MASHT.

Të drejtë aplikimi dhe regjistrimi në studimet themelore (Bachelor) e kanë të gjithë kandidatët që e kanë
përfunduar shkollimin e mesëm të lartë dhe që e kanë përfunduar me sukses testin kombëtar të maturës.
Kurse ne studimet Master kanë të drejtë aplikimi dhe regjistrimi të gjithë kandidatët që i kanë përfunduar
Studimet Bachelor.
Studime Bachelor Studime Master
1.Banka dhe Financa në Biznes (Ba) - (3 Vjeçar)
2.Menaxhment dhe Ekonomiks (Ba) - (3 Vjeçar)
3.Menaxhimi i Emergjencave (Ba) - (3 Vjeçar)
4.Juridik / LLB - (4 Vjeçar)

1.Menaxhment dhe Financa – MA-(2
Vjeçar)
2.Menaxhimi i Emergjencave – MA-(2
Vjeçar)

Studentët të cilët aplikojnë në studimet Bachelor, i bashkëngjisin aplikacionit:
 Certifikata e maturës shtetërore – origjinale ose kopje e noterizuar;
 Diploma e shkollës së mesme – origjinale ose kopje e noterizuar;
 Dëftesat e shkollës së mesme – origjinale ose kopje e noterizuar;
 Ekstrakti i lindjes;
 Kopje e letërnjoftimit;
 2 fotografi (formati pasaportë)
Studentët të cilët aplikojnë në studimet Master, i bashkëngjisin aplikacionit:
 Diplomën ose certifikatën e fakultetit (të noterizuar)
 CV
 Certifikatën e lindjes
 Kopjen e letërnjoftimit
 Dy foto

038/045- 500 878 : 029-230-555
044/ 049/ 048 - 500 – 878