Më 24 qershor 2026 u mbajt tryeza diskutimi me temën “Sfidat e emergjencave në komunitet”
Më 24 qershor 2026, në ambientet e Kolegji Biznesi, u organizua tryeza diskutimi me
temën “Sfidat e emergjencave në komunitet”, me pjesëmarrjen e
stafit akademik, studentëve dhe profesionistëve të fushës.
Qëllimi i këtij organizimi ishte të trajtohen sfidat
kryesore që lidhen me menaxhimin e emergjencave në nivel komunitar, duke
diskutuar për masat parandaluese, reagimin institucional dhe rëndësinë e
koordinimit ndërmjet akterëve relevantë.
Gjatë tryezës u shkëmbyen ide dhe përvoja profesionale
lidhur me përgatitjen dhe menaxhimin e situatave emergjente, duke vënë theks të
veçantë në forcimin e kapaciteteve lokale dhe ngritjen e vetëdijes për
menaxhimin e rreziqeve.
Ky aktivitet paraqet një kontribut të rëndësishëm të Kolegji Biznesi në avancimin e debatit
profesional dhe akademik mbi çështjet e emergjencave dhe sigurisë në komunitet.

