Biznesi Summer School 2026

12 – 17 Korrik 2026

Kolegji Biznesi ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e Biznesi Summer School 2026, një program intensiv pesëditor që do të zhvillohet nga 12 deri më 17 korrik 2026.

Kjo shkollë verore synon të ofrojë një përvojë unike akademike dhe praktike për studentët, duke krijuar një mjedis bashkëpunues për mësim, zhvillim profesional dhe shkëmbim përvojash me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Gjatë pesë ditëve të aktivitetit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të ndjekin ligjërata dhe punëtori interaktive të udhëhequra nga ekspertë ndërkombëtarë, profesorë universitarë dhe profesionistë të fushave të ndryshme, të cilët do të ndajnë njohuritë, përvojat dhe praktikat më të mira me studentët tanë.

Programi i Biznesi Summer School 2026 do të përfshijë:

  • Ligjërata dhe punëtori nga ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë;
  • Diskutime dhe shkëmbim përvojash mbi temat bashkëkohore në arsim, biznes dhe teknologji;
  • Punë në grupe dhe aktivitete praktike;
  • Vizita studimore në biznese, institucione dhe organizata partnere, ku studentët do të njihen nga afër me proceset e punës, menaxhimin, organizimin dhe praktikat më të mira profesionale;
  • Vizita dhe aktivitete bashkëpunuese;
  • Lojëra edukative, sfida ekipore dhe aktivitete sociale;
  • Mundësi rrjetëzimi ndërmjet studentëve, stafit akademik dhe ekspertëve të ftuar;
  • Ceremoni përmbyllëse me ndarjen e certifikatave të pjesëmarrjes.

Biznesi Summer School është konceptuar për të zhvilluar aftësitë akademike, profesionale dhe personale të studentëve, duke promovuar inovacionin, lidershipin, bashkëpunimin dhe të nxënit ndërkulturor.

Ftojmë të gjithë studentët e Kolegjit Biznesi të bëhen pjesë e kësaj eksperience unike verore dhe të përfitojnë nga një javë e pasur me njohuri, përvoja të reja dhe aktivitete dinamike.

Data: 12 – 17 Korrik 2026
Vendi: Kolegji Biznesi
Organizator: Kolegji Biznesi