U hap zyrtarisht Biznesi Summer School 2026 në Kolegjin Biznesi
Sot,
në ambientet e Kolegjit Biznesi, u bë hapja zyrtare e Biznesi Summer School
2026, një program pesëditor që do të zhvillohet nga 13 deri më 17 korrik 2026,
me pjesëmarrjen e studentëve, stafit akademik dhe ekspertëve vendorë e
ndërkombëtarë.
Ceremonia
e hapjes u përshëndet nga Dekani i Kolegjit Biznesi, i cili u uroi mirëseardhje
të gjithë pjesëmarrësve dhe shprehu kënaqësinë për organizimin e kësaj shkolle
verore. Në fjalën e tij, ai theksoi rëndësinë e aktiviteteve të tilla në
avancimin e njohurive akademike, zhvillimin profesional të studentëve dhe
forcimin e bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe praktikës.
Dekani
gjithashtu uroi pjesëmarrësit për një javë të suksesshme, duke i inkurajuar ata
të përfitojnë maksimalisht nga ligjëratat, punëtoritë dhe aktivitetet që do të
zhvillohen gjatë ditëve në vijim.
Pas
ceremonisë së hapjes, filloi zbatimi i programit të Biznesi Summer School 2026,
i cili do të përfshijë ligjërata dhe punëtori interaktive të udhëhequra nga
ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë, diskutime mbi temat bashkëkohore të
biznesit, ekonomisë, teknologjisë dhe lidershipit, punë praktike në grupe,
vizita studimore në institucione dhe biznese partnere, si dhe aktivitete të
ndryshme edukative dhe sociale.
Biznesi
Summer School 2026 synon të krijojë një mjedis dinamik të të nxënit, duke u
ofruar studentëve mundësi për të zgjeruar njohuritë e tyre, për të zhvilluar
aftësitë profesionale dhe për të ndërtuar rrjete bashkëpunimi me profesorë,
ekspertë dhe pjesëmarrës nga fusha të ndryshme.
Kolegji
Biznesi u uron suksese të gjithë pjesëmarrësve dhe mirëpret një javë të mbushur
me aktivitete akademike, përvoja praktike dhe bashkëpunim profesional.


