PhDc Maciej Krahel mbajti ligjëratë në kuadër të Biznesi Summer School 2026

15.07.2026

Në kuadër të aktiviteteve të Biznesi Summer School 2026, studentët e Kolegjit Biznesi patën mundësinë të ndjekin një ligjëratë të mbajtur nga PhDc Maciej Krahel, doktorant në Wrocław University of Economics and Business, Poloni, i cili po zhvillon një mobilitet akademik dhe kërkimor në Kolegjin Biznesi.

Gjatë ligjëratës, PhDc Maciej Krahel trajtoi tema aktuale që lidhen me ekonominë, biznesin dhe kërkimin shkencor, duke prezantuar perspektiva ndërkombëtare dhe praktika bashkëkohore të zhvilluara në arsimin e lartë evropian. Përmes një prezantimi interaktiv, ai ndau përvojën e tij akademike dhe profesionale, duke nxitur diskutime me studentët mbi sfidat dhe mundësitë në mjedisin modern të biznesit.

Studentët morën pjesë aktivisht në diskutime, shtruan pyetje dhe shkëmbyen ide me ligjëruesin, duke e bërë aktivitetin një përvojë të vlefshme akademike dhe profesionale.

Kjo ligjëratë është pjesë e programit të Biznesi Summer School 2026, i cili synon të promovojë ndërkombëtarizimin, shkëmbimin e njohurive dhe zhvillimin e kompetencave të studentëve përmes bashkëpunimit me ekspertë dhe studiues ndërkombëtarë.

Kolegji Biznesi e falënderon PhDc Maciej Krahel për kontributin e tij dhe mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit akademik me Wrocław University of Economics and Business.