Workshop interaktiv në kuadër të Biznesi Summer School 2026
Në
vazhdën e aktiviteteve të Biznesi Summer School 2026, në Kolegjin Biznesi u
zhvillua një workshop interaktiv, i cili mblodhi studentët pjesëmarrës në një
sesion praktik dhe bashkëpunues, me fokus në zhvillimin e aftësive profesionale
dhe akademike.
Workshop-i
u organizua në një atmosferë dinamike dhe interaktive, ku studentët u angazhuan
në punë ekipore, diskutime, analiza rastesh dhe shkëmbim idesh mbi tema
bashkëkohore të biznesit, ekonomisë dhe zhvillimit profesional. Përmes
aktiviteteve praktike, pjesëmarrësit patën mundësinë të zhvillojnë aftësitë e
tyre analitike, komunikuese dhe bashkëpunuese, duke lidhur njohuritë teorike me
situata reale.
Gjatë
zhvillimit të workshop-it, studentët u mbështetën dhe u udhëzuan nga Prof.
Assoc. Dr. Betim Spahiu, Prof. Ass. Dr. Nexhmije Kabashi dhe Prof. Ass. Dr.
Burim Morina, të cilët koordinuan dhe monitoruan punën në grupe, ofruan
mentorim gjatë aktiviteteve praktike dhe kontribuuan në zhvillimin e diskutimeve
ndërmjet pjesëmarrësve.
Ky
aktivitet u karakterizua nga pjesëmarrja aktive e studentëve, të cilët
kontribuan me ide inovative dhe u përfshinë në diskutime konstruktive gjatë
gjithë workshop-it, duke prezantuar rezultatet e punës së tyre dhe duke shkëmbyer
përvoja me kolegët dhe stafin akademik.
Workshop-et
e organizuara në kuadër të Biznesi Summer School 2026 synojnë të krijojnë një
mjedis bashkëkohor të të nxënit, duke nxitur kreativitetin, mendimin kritik,
bashkëpunimin dhe zhvillimin e kompetencave që janë të domosdoshme për tregun
modern të punës.
Biznesi
Summer School 2026 do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me ligjërata,
punëtori, vizita studimore dhe aktivitete të tjera akademike e profesionale, të
udhëhequra nga profesorë dhe ekspertë vendorë e ndërkombëtarë.


