Simulim i një seance gjyqësore civile në kuadër të Biznesi Summer School 2026
Në
kuadër të aktiviteteve të Biznesi Summer School 2026, studentët e Programit
Studimor Juridik (LL.B.) zhvilluan një simulim të një seance gjyqësore civile,
të bazuar në një rast praktik që kishte të bënte me zgjidhjen e martesës.
Qëllimi
i këtij simulimi ishte t'u ofronte studentëve një përvojë praktike mbi
organizimin dhe zhvillimin e procedurës gjyqësore civile, duke i përfshirë ata
në role të ndryshme të procesit gjyqësor dhe duke i ndihmuar të zbatojnë në
praktikë njohuritë e fituara gjatë studimeve.
Gjatë
simulimit u respektuan procedurat e një seance gjyqësore civile, ku morën pjesë
gjyqtari kryesor dhe trupi gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë porotë. Në proces
u paraqitën paditësja së bashku me të autorizuarin e saj, si dhe i padituri me
të autorizuarin e tij, të cilët prezantuan qëndrimet, argumentet dhe provat
përkatëse në përputhje me procedurën civile.
Përmes
këtij aktiviteti, studentët zhvilluan aftësi praktike në interpretimin dhe
zbatimin e legjislacionit civil, argumentimin juridik, përfaqësimin e palëve,
komunikimin profesional dhe etikën në procesin gjyqësor. Simulimi gjithashtu
kontribuoi në forcimin e të menduarit kritik dhe aftësive analitike, duke i
përgatitur studentët për sfidat e praktikës juridike.
Aktivitete
të tilla pasqyrojnë angazhimin e Kolegjit Biznesi për të ofruar një arsim të
orientuar drejt praktikës, duke krijuar mundësi që studentët të përjetojnë
situata reale profesionale dhe të zhvillojnë kompetencat e nevojshme për tregun
e punës.



