Punëtori praktike për krijimin e një faqeje të thjeshtë web në kuadër të Biznesi Summer School 2026
Në
kuadër të aktiviteteve të Biznesi Summer School 2026, studentët e Programit
Studimor Shkenca Kompjuterike morën pjesë në punëtorinë praktike me temën “Krijimi
i një Faqeje të Thjeshtë Web”.
Punëtoria
kishte për qëllim që studentëve t’u mundësonte zbatimin praktik të njohurive të
tyre në fushën e teknologjisë informative dhe zhvillimit të aplikacioneve web.
Gjatë aktivitetit, studentët punuan individualisht dhe në grupe për të
planifikuar strukturën, përmbajtjen dhe paraqitjen vizuale të një faqeje të
thjeshtë interneti.
Pjesëmarrësit
u njohën me hapat kryesorë të zhvillimit të një faqeje web, duke përfshirë
krijimin e strukturës bazë, organizimin e përmbajtjes, vendosjen e teksteve dhe
elementeve vizuale, si dhe përshtatjen e dizajnit për një paraqitje sa më
funksionale dhe të kuptueshme për përdoruesin.
Punëtoria
u zhvillua nën mbikëqyrjen dhe udhëheqjen e Prof. Ass. Dr. Hiflobina Dermaku, e
cila orientoi studentët gjatë realizimit të detyrave praktike, ofroi këshilla
profesionale dhe i ndihmoi ata në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve
gjatë procesit të krijimit të faqeve web.
Përmes
kësaj punëtorie, studentët zhvilluan aftësitë e tyre në programim, dizajn web,
zgjidhjen e problemeve, kreativitet, punë ekipore dhe prezantimin e produkteve
digjitale. Në përfundim të aktivitetit, studentët prezantuan faqet e krijuara
dhe diskutuan për funksionalitetin dhe mundësitë e përmirësimit të tyre.
Aktivitete
të tilla janë pjesë e qasjes praktike të Biznesi Summer School 2026, duke u
mundësuar studentëve të lidhin njohuritë teorike me zbatimin praktik dhe të
zhvillojnë kompetenca të nevojshme për tregun bashkëkohor të punës në fushën e
teknologjisë informative.




