Kolegji Biznesi përmbylli me sukses Biznesi Summer School 2026
Kolegji
Biznesi përmbylli me sukses aktivitetet e Biznesi Summer School 2026, një
program intensiv që për disa ditë mblodhi studentë, staf akademik, ekspertë
vendorë dhe ndërkombëtarë në një sërë aktivitetesh akademike, profesionale,
praktike dhe rekreative.
Gjatë
zhvillimit të shkollës verore u organizuan ligjërata nga ekspertë
ndërkombëtarë, punëtori interaktive, simulime profesionale sipas programeve
studimore, vizita studimore në institucione publike dhe kompani private, si dhe
aktivitete sportive e sociale, të cilat kontribuuan në zhvillimin e njohurive,
aftësive praktike dhe bashkëpunimit ndërmjet studentëve.
Me
rastin e përfundimit të programit, u mbajt takimi përmbyllës i Komisionit Organizativ
të Biznesi Summer School 2026, ku stafi akademik dhe organizativ analizoi
realizimin e aktiviteteve të planifikuara, vlerësoi rezultatet e arritura dhe
diskutoi përvojat e fituara gjatë organizimit të shkollës verore. Gjatë takimit
u theksua rëndësia e bashkëpunimit institucional, përfshirjes aktive të
studentëve dhe partnerëve, si dhe u paraqitën rekomandime për avancimin dhe
zgjerimin e aktiviteteve në edicionet e ardhshme.
Në
këtë takim u vlerësua se Biznesi Summer School 2026 ka arritur objektivat e
saj, duke ofruar një kombinim të suksesshëm të mësimit teorik, përvojës
praktike, ndërkombëtarizimit dhe aktiviteteve jashtëmësimore, të cilat
kontribuojnë në zhvillimin profesional dhe personal të studentëve.
Kolegji
Biznesi shpreh mirënjohje për të gjithë studentët, stafin akademik, ekspertët,
institucionet dhe partnerët që kontribuuan në realizimin me sukses të Biznesi
Summer School 2026, duke e bërë këtë program një platformë të rëndësishme për
mësim, bashkëpunim dhe zhvillim profesional.

