Kolegji Biznesi publikon raportet e anketave në webfaqen zyrtare
Në kuadër të angazhimit për transparencë institucionale dhe përmirësim të vazhdueshëm të cilësisë, Kolegji Biznesi ka publikuar në webfaqen zyrtare raportet e anketave të realizuara në nivel institucional.
Raportet përfshijnë rezultatet e anketave të zhvilluara me grupet e ndryshme të interesit dhe trajtojnë aspekte të rëndësishme të funksionimit të institucionit, përfshirë cilësinë e mësimdhënies, shërbimet ndaj studentëve, vlerësimet e stafit dhe çështje të tjera me rëndësi për zhvillimin e vazhdueshëm të Kolegjit Biznesi.
Publikimi i këtyre raporteve synon të informojë studentët, stafin akademik dhe administrativ, partnerët institucionalë, punëdhënësit, alumnit dhe publikun e gjerë mbi rezultatet e proceseve të vlerësimit, duke garantuar transparencë dhe duke promovuar një kulturë të llogaridhënies dhe përmirësimit të vazhdueshëm.
Të gjitha gjetjet dhe rekomandimet e paraqitura në raporte do të shërbejnë si bazë për ndërmarrjen e veprimeve konkrete në funksion të avancimit të cilësisë së programeve studimore, shërbimeve institucionale dhe përvojës së studentëve.
Raportet e anketave janë të qasshme për të gjithë të interesuarit në seksionin "Raportet" në webfaqen zyrtare të Kolegjit Biznesi.
