Takimi përfundimtar i konsorciumit të projektit LEADALKO
Takimi përfundimtar i konsorciumit të
projektit LEADALKO u mbajt me sukses në WBU në Tiranë, Shqipëri, më 13 tetor
2026. Partnerët e projektit diskutuan mbi përgatitjen dhe finalizimin e
produkteve të mbetura, shqyrtuan arritjet e projektit dhe koordinuan
aktivitetet për raportimin përfundimtar.
Vëmendje e veçantë iu kushtua
qëndrueshmërisë së rezultateve të projektit edhe pas përfundimit të tij zyrtar,
duke përfshirë integrimin e këtyre rezultateve në praktikat institucionale,
ruajtjen e bashkëpunimit midis partnerëve dhe garantimin e zbatimit të
vazhdueshëm të rezultateve të projektit gjatë shtatë viteve të ardhshme. Ky
takim frytdhënës rikonfirmoi angazhimin e konsorciumit për të ruajtur ndikimin
e projektit dhe për të forcuar qeverisjen dhe sigurimin e cilësisë në arsimin e
lartë në të gjithë rajonin.




