Projekti STEM-EdTech mban me sukses takimin paraprak të nisjes (Pre-Kick-off Meeting) Online

Kolegji Biznesi, si institucioni koordinues i projektit STEM-EdTech – “Përmirësimi i mësimdhënies në fushat STEM përmes Minecraft Education, mësimit të bazuar në lojëra dhe transformimit digjital në pedagogjinë e institucioneve të arsimit të lartë” – organizoi me sukses takimin paraprak të nisjes (Pre-Kick-off Meeting) më 5 nëntor 2026, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga të gjithë partnerët e konsorciumit.

 

Takimi shënoi një hap të parë të rëndësishëm në vendosjen e bashkëpunimit dhe sigurimin e një kuptimi të përbashkët mbi objektivat, strukturën dhe qasjen e zbatimit të projektit. Gjatë sesionit, Kolegji Biznesi prezantoi dhe diskutoi projektin në tërësi, duke përfshirë objektivat kryesore, rezultatet e pritshme, paketat e punës (WP1–WP6), përgjegjësitë e partnerëve, aktivitetet e planifikuara, produktet e projektit (deliverables), momentet kyçe (milestones) dhe afatin kohor të përgjithshëm të zbatimit.

 

Vëmendje e veçantë iu kushtua aktiviteteve të ardhshme, mekanizmave të koordinimit, kanaleve të komunikimit dhe hapave praktikë që partnerët duhet të ndjekin për të siguruar një zbatim efektiv. Gjithashtu, partnerët shkëmbyen mendime dhe sugjerime fillestare lidhur me organizimin e takimit zyrtar të nisjes (Kick-off Meeting - E1.1), përfshirë përcaktimin e një date të përshtatshme dhe përgatitjet e nevojshme për realizimin e suksesshëm të tij.

 

Takimi mblodhi së bashku të gjithë konsorciumin, i cili përbëhet nga organizatat e mëposhtme:

 

Partnerët përfitues:

Kolegji Biznesi SHPK – Kosovë (Koordinues)

Universiteti Publik "Kadri Zeka"

Universiteti Europian i Tiranës

Kolegji i Teknologjisë në Tiranë

Mednarodna Fakulteta za Družbene in Poslovne Študije (ISSBS)

Università del Salento

Universidad de Vigo

Development Research Innovation Training (DRIT)

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA)

Shkolla Digjitale Prizren SH.P.K.

Green Pact Solution

Qendra Europiane Fondacioni

ASCAL

Partnerë të asociuar:

MESTI, Ministria e Arsimit e Shqipërisë (MAS), Dhoma e Tregtisë e Durrësit, Dhoma e Tregtisë e Kosovës, DXA