Takim me Alumni – Kolegji Biznesi, Dega në Prizren
Në
kuadër të përgatitjeve për procesin e riakreditimit institucional dhe të
programeve studimore, Kolegji Biznesi, Dega në Prizren, ka realizuar një takim
me Alumni (studentët e diplomuar).
Takimi
kishte për qëllim diskutimin rreth përvojave të të diplomuarve gjatë studimeve,
kompetencave të fituara, punësimit, përshtatshmërisë së programeve studimore me
kërkesat e tregut të punës, si dhe rekomandimeve për përmirësimin e mëtejshëm
të kurrikulave.
Përfshirja
e Alumni në proceset e sigurimit të cilësisë përbën një element të rëndësishëm
në zhvillimin dhe avancimin e programeve studimore.
Kolegji
Biznesi mbetet i përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit me Alumni dhe
përfshirjen e tyre aktive në proceset e zhvillimit institucional dhe
përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë akademike.


