Sigurimi i cilësisë
Përshkrimi i sistemit për sigurimin e brendshëm të cilësisë
Këshilli i Lartë Mësimor-Shkencor, Këshillat e Departamenteve, Dekani dhe përgjegjësit e departamenteve janë përgjegjës për çështjet e lidhura më studimin, si dhe për ekzekutimin e masave përkatëse mbi cilësinë e leksioneve dhe kushteve të punës në Kolegjin “BIZNESI”.
Më qëllim të zhvillimit, monitorimit e revizionit në vazhdimësi të cilësisë, Këshilli i Lartë Mësimor Shkencor (KLMSH) ka krijuar Zyrën për Vlerësimin e Cilësisë.
Zyra për vlerësimin e cilësisë (ZVC), me qëllim të mbarëvajtjes së veprimtarisë së përgjithshme në Kolegjin “BIZNESI”, në kuadër të veprimtarisë dhe përgjegjësive të saj ka objektivat dhe vizionin e saj, që konsistojnë në:
- Zhvillimin e qëndrueshëm të përvojës profesionale,
- Bashkëpunim ndëruniversitar dhe ndërinstitucional, me qëllim të përparimit të mësimit,
- Arritjen e rezultateve sa më të larta,
- Sigurimin e cilësisë profesionale nga fusha teorike dhe praktike të shkencave ekonomike, juridike, të menaxhimit të emergjencave,
- Reformimin e vazhdueshëm të programeve mësimore në funksion të përmirësimi të cilësisë së mësimit,
- Ndërtimin e një strategjie afatgjatë për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies me qëllim të nxjerrjes së kuadrove profesionale në fushat e ekonomisë, juridikut, menaxhimit të emergjencave,
- Vlerësimin e vazhdueshëm të programeve akademike, që kanë për qëllim sigurimin dhe përmirësimin e cilësisë së mësimit,
- Organizmin e mbledhjeve këshilluese me studentët rreth programeve akademike dhe formave praktike të sigurimit të cilësisë së mësimit përmes mekanizmave këshillues dhe testues,
- Përshtatjen e vazhdueshme të programeve akademike me sistemin e Bolonjës.
Rregulloret e institucionit për procedurat e sigurimit të cilësisë së programit
Zyra për vlerësimin e cilësisë është organizuese e proceseve të vlerësimit dhe sigurimit të cilësisë. Kjo zyre ka një ekip të përbërë nga:
- Drejtori i Zyrës së Vlerësimit të Cilësisë,
- Një përfaqësues nga secili departament,
- Shefi i administratës,
- Deri në dy anëtarë të kooptuar,
- Dy përfaqësues nga studentët,
Për vlerësim dhe avancim të cilësisë, Zyra për Vlerësim të Cilësisë (ZVC) përkrahet edhe nga Komisionet e veçanta në kuadër të Kolegjit dhe të Zyrës për Vlerësim të Cilësisë.
Anëtarët e ekipit punues janë të zgjedhur në mënyrë të posaçme nga KLMSH-ja e Kolegjit “BIZNESI” për një periudhë tre vjeçare më mundësi rizgjedhjeje.
Në secilin departament, ekipet e programeve, nën autoritetin e përgjegjësve të departamentit, janë përgjegjës për monitorimin e cilësisë dhe përmirësimin e nivelit të programeve.
Ekipet e programimit përgatisin plane aksion/revizioni të përvitshëm, të nënshkruar nga Dekani, që t’u parashtrohen ekipit punues të sigurimit dhe vlerësimit të cilësisë të Kolegjit, duke bërë të mundur përdorimin e plotë të këtyre burimeve të informacionit në momentin e parashtrimit të paraqitjes Zyrës së Vlerësimit të Cilësisë.
Procedurat për rishikimin e programeve te studimit
Kolegji "Biznesi" me qëllim të zhvillimit të programeve akademike sa më cilësore ka krijuar Komisionin për Zhvillimin e Kurrikulave, i cili ka këto detyra:
- analizën periodike të zhvillimit të kurrikulave;
- bën krahasimin e kurrikulave me kurrikulat e universiteteve të tjera;
- bën inicimin e ndryshimeve të kurrikulave.
Propozimet dhe rekomandimet për ndryshimin dhe plotësimin e kurrikulave nga Komisioni i paraqiten për miratim Këshillit të Lartë Mësimor - Shkencor të Kolegjit “BIZNESI”.
Pas propozimit për ndryshimin, plotësimin apo krijimin e kurrikulave të reja nga Komisioni për Zhvillimin e Kurrikulave, vendimi merret nga Këshilli i Lartë Mësimor - Shkencor.
Mekanizmat për implementimin e masave për sigurimin e cilësisë
Mekanizmat për realizimin e masave për sigurimin e cilësisë janë vlerësimet përmes pyetësorëve anonim, të cilat bëhen sipas standardeve ndërkombëtare të vlerësimit të mbështetura edhe nga projekti i lartëcekur i Tempusit.
Qëllimi i Pyetësorëve është vlerësimi i:
- masave të menaxhimit në të gjitha nivelet e institucionit;
- programeve të studimit dhe organizimit të studimeve;
- cilësisë së mësimdhënies;
- aktiviteteve kërkimore, hulumtuese dhe shkencore (seminareve);
- vijueshmërisë së studentëve;
- rezultateve të kollofkiumeve dhe të provimeve.
Efektet e Rezultateve të Vlerësimit:
- Motivimi dhe vlerësimi publik në rast të rezultateve pozitive;
- Zbatimi i masave të përshtatshme me qëllim të përmirësimit të punës në rast të rezultateve negative.