Menaxhimi i emergjencave (MA)
Misioni i programit studimor
Misioni i Programit Studimor Menaxhimi i Emergjencave (MA) është plotësisht në përputhje me Misionin institucionit për arsye që është i ndërtuar mbi të njëjtat shtylla: arsim (mësimdhënie dhe mësim nxënie), shkencë (hulumtime shkencore) dhe shërbime ndaj komunitetit (kontribut pozitiv për mirëqenien ekonomike të shoqërisë).
Misioni i PS Menaxhimit i Emergjencave (MA), ndjek traditën e tij akademike pozitive, udhëzon metoda të reja akademike për studentët e tij, zbaton standardet e avacuara të mësimdhënies, duke rishikuar dhe përsosur në vijimësi këtë mision, nëpërmjet veprimtarive hulumtuese shkencore dhe ndihmon vendin me ekspert nga kjo fushë.
Qëllimi i programit studimor
Programit studimor, Menaxhimi i Emergjencave-MA, ka për synim përgatitjen dhe avancimin e studentëve në mënyrë profesionale dhe të pavarur të parashikojnë, përpilojnë, planifikojnë dhe organizojnë masat parandaluese për mbrojtje, reagim emergjent, zhvillimit të operacioneve, lehtësim dhe rimëkëmbjes për situatat emergjente, në nivel vendi apo edhe për misione ndërkombëtare.
Përmes kombinimit të njohurive teorike, kërkimit shkencor dhe praktikës profesionale, programi synon të zhvillojë ekspertë të aftë për të analizuar dhe zgjidhur probleme komplekse të menaxhimit të emergjencave, duke vepruar me përgjegjësi profesionale, etikë dhe orientim drejt mbrojtjes së popullatës, të mirave materiale dhe mjedisit.
Synimet e programit studimor (MA); Menaxhmimi i Emergjencave
| Nr. | Synimet e Programit Menaxhimi i Emergjencvae |
|---|---|
| S1 | Ofrimi i njohurive teorike dhe praktike mbi menaxhimin e emergjencave, gatishmërinë dhe reagimin ndaj fatkeqësive. |
| S2 | Zhvillimi i kompetencave profesionale në planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e operacioneve të kërkim-shpëtimit. |
| S3 | Aftësimi i studentëve në menaxhimin e burimeve (resurseve) dhe udhëheqjen efektive të ekipeve gjatë situatave emergjente. |
| S4 | Zhvillimi i aftësitëve për marrjen e vendimeve në mënyrë individuale dhe grupore në kushte të krizave dhe emergjencave. |
| S5 | Përgatija e studentëve për zbatimin e metodave të parandalimit dhe menaxhimit të rreziqeve, në përputhje me kornizën ligjore dhe institucionale. |
| S6 | Zhvillimi i aftësitëve për kërkim shkencor, analizë dhe hulumtim të pavarur ose në grup në fushën e menaxhimit të emergjencave. |
| S7 | Aftësimi i studentëve në hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e planeve të emergjencave, duke përdorur standardet dhe metodologjitë bashkëkohore operative. |
| S8 | Zhvillimi i kompetenca për identifikimin, analizimin dhe vlerësimin e rreziqeve, si dhe për integrimin e tyre në strategjitë shtetërore të menaxhimit të emergjencave. |
| S9 | Përgatija e profesionistëve të aftë për të kontribuar në menaxhimin e emergjencave në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar, duke promovuar sigurinë, bashkëpunimin institucional dhe qëndrueshmërinë e komunitetit. |
Objektivat e programit studimor
Objektivat e programit studimor; Menaxhimi i Emergjencave-MA, fokusohen në zhvillimin e kompetencave të avancuara në menaxhimin e emergjencave, aftësive analitike, kërkimore dhe strategjike, si dhe në përgatitjen e studentëve për role udhëheqëse në menaxhimin e situatave emergjente. Programi synon të forcojë vendimmarrjen e bazuar në analiza të të dhënave, menaxhimin e emergjencave, përdorimin e teknologjive digjitale dhe Inteligjencës Artificiale, duke promovuar njëkohësisht etikën profesionale, përgjegjësinë sociale dhe mbrojtjen e popullit.
| Nr. | Objektivat e Programit |
|---|---|
| O1 | Të pajisë studentët me njohuri teorike dhe praktike mbi menaxhimin e emergjencave, gatishmërinë dhe reagimin ndaj fatkeqësive. |
| O2 | Të zhvillojë kompetenca për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e operacioneve të kërkim-shpëtimit, duke përdorur praktikat dhe standardet bashkëkohore. |
| O3 | Të aftësojë studentët në menaxhimin efektiv të burimeve (resurseve) dhe në udhëheqjen e ekipeve gjatë situatave emergjente. |
| O4 | Të zhvillojë aftësi për analizën dhe marrjen e vendimeve, si në mënyrë individuale ashtu edhe në grup, në kushte krize dhe emergjence. |
| O5 | Të përgatisë profesionistë që zbatojnë masa parandaluese, në përputhje me legjislacionin dhe kornizën institucionale për menaxhimin e emergjencave. |
| O6 | Të zhvillojë aftësi kërkimore dhe shkencore, duke mundësuar realizimin e hulumtimeve të pavarura dhe në grup në fushën e menaxhimit të emergjencave. |
| O7 | Të aftësojë studentët për hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e planeve të emergjencave, duke analizuar sfidat dhe efektivitetin e tyre gjatë fatkeqësive. |
| O8 | Të zhvillojë kompetenca për zbatimin e standardeve operative dhe metodologjive të planifikimit, në menaxhimin dhe koordinimin e operacioneve emergjente. |
Rezultatet e të nxënit të programit studimor
Rezultatet e të nxënit të programit studimor “Menaxhimi i Emergjencave” përcaktojnë njohuritë, aftësitë dhe kompetencat që studentët pritet të fitojnë pas përfundimit të studimeve master.
| Nr. | Rezultatet e mësim nxënies të programit studimor (LO) |
|---|---|
| LO1 | Të shpjegojë konceptet, parimet dhe teoritë themelore të menaxhimit të emergjencave, gatishmërisë dhe reagimit ndaj fatkeqësive. |
| LO2 | Të analizojë rreziqet, cenueshmërinë dhe ndikimin e fatkeqësive, duke propozuar masa të përshtatshme parandaluese dhe mbrojtëse. |
| LO3 | Të hartojë plane të emergjencave në përputhje me standardet profesionale, legjislacionin dhe kornizën institucionale. |
| LO4 | Të zbatojë procedurat dhe standardet operative për organizimin, koordinimin dhe menaxhimin e operacioneve emergjente. |
| LO5 | Të planifikojë dhe menaxhojë operacionet e kërkim-shpëtimit, duke përdorur metoda, teknika dhe praktika bashkëkohore. |
| LO6 | Të menaxhojë në mënyrë efektive burimet njerëzore, materiale dhe logjistike gjatë situatave emergjente. |
| LO7 | Të demonstrojë aftësi udhëheqëse, komunikimi dhe bashkëpunimi në drejtimin e ekipeve gjatë krizave dhe emergjencave. |
| LO8 | Të marrë vendime të argumentuara dhe efektive, si në mënyrë individuale ashtu edhe në grup, në kushte pasigurie dhe presioni. |
| LO9 | Të vlerësojë efektivitetin e planeve dhe operacioneve të emergjencave, duke identifikuar mangësitë dhe rekomanduar masa për përmirësim. |
| LO10 | Të realizojë hulumtime të pavarura ose në grup në fushën e menaxhimit të emergjencave, duke përdorur metoda shkencore dhe duke interpretuar rezultatet në mënyrë profesionale. |
Këto rezultate janë të harmonizuara me qëllimin dhe objektivat e programit, strukturën e kurrikulës dhe kërkesat e tregut të punës.
Rezultatet e të nxënit synojnë të sigurojnë përgatitje të avancuar akademike dhe profesionale në fushën e menaxhimit të emergjencave, duke aftësuar studentët për të analizuar dhe zgjidhur probleme komplekse organizative në emrgjenca, për të përdorur metoda bashkëkohore kërkimore dhe teknologji digjitale, si dhe për të marrë vendime strategjike të bazuara në analiza të të dhënave, etikë profesionale dhe parime të qëndrueshme.
Kompetencat e programit studimor
Kompetencat e programit studimor “Menaxhimi i Emergjencave (MA)” përfaqësojnë aftësitë profesionale, akademike dhe praktike që studentët zhvillojnë gjatë studimeve dhe demonstrojnë pas përfundimit të programit. Ato janë të ndërlidhura me rezultatet e të nxënit dhe pasqyrojnë profilin e diplomuarit në fushën e menaxhimit të emergjecave.
Kompetencat janë të strukturuara për të siguruar zhvillimin e njohurive të avancuara në menaxhimin e emergjencave, aftësive analitike, kërkimore dhe digjitale, si dhe të kompetencave profesionale, etike dhe komunikuese. Ato mundësojnë përgatitjen e studentëve për marrjen e vendimeve strategjike, zgjidhjen e problemeve komplekse organizative dhe të menaxhimit të emergjencave, si dhe për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut modern të punës dhe zhvillimeve bashkëkohore në menaxhimin e krizave.
| Nr. | Kompetencat e Programit |
|---|---|
| K1 | Aftësimi për të zotëruar njohuri të avancuara teorike dhe praktike në menaxhimin e emergjencave. |
| K2 | Zhvillimi i kërkimeve të thelluara dhe ndërdisiplinore në fushën e emergjencave. |
| K3 | Aplikimi i njohuri të avancuara menaxheriale dhe të shkencës së emergjencave. |
| K4 | Aftësimi, identifikimi dhe analizimi për ti gjidhur problemet komplekse në menaxhimin e emergjencave. |
| K5 | Aftësimi për ti përdorur teknologjit, instrumentet dhe platforma bashkëkohore. |
| K6 | Aftësimi për të vepruar si individ dhe për të udhëhequr ekipe shumëdisiplinore në situata emergjente. |
| K7 | Kuptimi i përgjegjësive shoqërore, ligjore dhe institucionale në menaxhimin e emergjencave. |
| K8 | Zhvillimi i vazhdueshëm profesional dhe përditësim të njohurive. |
Prof.Ass.Dr.Rushan
Ceka
Prof.Ass.Dr. Edona
Kabashi Kastrati