Shkenca kompjuterike BSc

Struktura e programit Shkenca Kompjuterike siguron nje rrjedhë logjike, plotëson përkufizimin dhe përcakton saktë kompetencat e përgjithshme dhe specifike sipas kurrikulave dhe programeve të dorëzuara në ZEAL.
Rezultatet e pritura të nxënies nga ky program studimi konsistojnë, në atë se studentët do të jenë në gjendje të:
Objektivat dhe rezultatet e mësim nxënies
Njohuritë

I diplomuari në Programin studimor Shkenca kompjuterike do të ketë njohuri për:

  • Praktikën standarde të aplikuar, teorinë dhe metodat në lidhje me zhvillimin e softuerit;
  • Operacionet themelore të kompanisë në lidhje me zhvillimin e softuerit;
  • Konceptet teknologjike dhe platformat teknologjike të shkencave kompjuterike në lidhje me programimin, gjurmimin e gabimeve dhe vënien në punë të tyre.
Aftësitë

I diplomuari Programin studimor Shkenca kompjuterike do të jetë në gjendje të:

  • Identifikoj në mënyrë metodike kërkesat për sistemet e Teknologjisë Informative, duke përfshirë vlerësimin nëse kërkesat janë të realizueshme brenda kornizës së caktuar;
  • Zbatojë teknikat dhe mjetet më të fundit të programimit për ndërtimin e softuerit, duke përfshirë sigurimin e cilësisë së produktit të zhvilluar;
  • Dokumentoj punën e kryer në një mënyrë që e bën dokumentacionin të dobishëm për grupin e synuar të caktuar;
  • Zbatojë njohuritë përkatëse në lidhje me zhvillimin e sistemit, programimin dhe vënien në punë të sistemit; ;
  • Kryej në mënyrë sistematike gjurmimin e gabimeve dhe riparimet e gabimeve në lidhje me sistemet e synuara të Teknologjisë Informative;
  • Vlerësojë problemet e lidhura me praktikën në lidhje me sistemet kompjuterike dhe të zgjedhë opsionet e zgjidhjes;
  • Komunikojë problemet e lidhura me praktikën dhe opsionet e zgjidhjes me partnerët dhe përdoruesit e bashkëpunimit.

Kompetencat

I diplomuari në Programin studimor Shkenca kompjuterike do të jetë në gjendje:

  • Marrë pjesë në zhvillimin e aspekteve praktike të zhvillimit të softuerit;
  • Marrë pjesë në punën e projektit në mënyrë kompetente;
  • Marrë pjesë në bashkëpunimin profesional dhe ndërdisiplinor në lidhje me zhvillimin e softuerit duke aplikuar një qasje profesionale;
  • Participate in the process of developing a system by applying modern methods, techniques and tools;
  • Përvetësojë njohuri, aftësi dhe kompetenca të reja në lidhje me industrinë e Shkencave kompjuterike, duke përfshirë njohuritë e fushës dhe njohuritë teknologjike dhe aplikimin e metodave, teknikave dhe mjeteve të reja

Prof.Ass.Dr.Ilir Gashi

Prof.Ass.Dr.Hazir Hajdari

Prof.Ass.Dr.Hiflobina Dermaku