Menaxhment dhe ekonomiks (BA)

Misioni i Programit studimor Menaxhment dhe ekonomiks (BA)

Misioni i programit studimor menaxhment dhe ekonomiks është të sigurojë arsimim të plotë në fushat e menaxhmentit dhe ekonomiksit, të nxisë hulumtime që kontribuojnë në zgjidhjen e sfidave në këto fusha, dhe të përgatisë liderë të aftë që do të kontribuojnë në zhvillimin e biznesit dhe shoqërisë.

Qëllimi dhe objektivat:

Programi studimor Menaxhment dhe ekonomiks ka për qëllim të përgatis studentët dhe të pajis studentën me njohuri të mjaftueshme për një karrierë në fushën e menaxhmentit dhe ekonomisë. Me theks të veçantë në aftësitë konceptuale dhe praktike, programi synon të zhvillojë një gamë të gjerë aftësish që do ti përgatisin studentët për sfidat dhe detyrat e menaxhimit në bizneset e ndryshme, institucione financiare, fushat e financave dhe menaxhmentit, dhe sektorë të tjera të njëjta. Programi i ofruar ndihmonë në përshtatjen e studentëve për tregun e punës dhe për nevojat e ndryshme të industrisë.
Programi po ashtu reflekton rëndësinë e aftësive teorike dhe praktike në menaxhimin e proceseve të ndryshme në punë. Ky qëndrim i përfshirjes së teorisë në praktikë do të ndihmojë studentët në zbatimin e njohurive të fituara në situata reale të biznesit.
Në një kontekst më të gjerë, programi po përgatit studentët për të kontribuar në arritjen e qëllimeve të organizatave. Përmes menaxhimit të talenteve, sigurimit të kënaqësisë në punë dhe angazhimit të punonjësve, si dhe menaxhimit efektiv të performancës së biznesit, studentët do të kenë mundësinë të jenë pjesë e zhvillimit dhe suksesit të organizatave në mjedisin e biznesit.
Përmbyllësisht, kjo përshtatje e thellë në praktikat e menaxhmentit dhe ekonomisë e bën këtë program studimi një zgjedhje të shkëlqyer për ata që dëshirojnë të ndërtojnë një karrierë të suksesshme dhe të kontribuojnë në zhvillimin e bizneseve dhe organizatave në një mjedis ekonomik të ndryshuar.

Standardi 4.3. Disiplinat brenda kurrikulit sigurohen në një rrjedhë logjike dhe plotësojnë përkufizimin dhe përcaktimin e kompetencave të përgjithshme dhe specifike, si dhe pajtueshmërinë me programet e studimit dhe kurrikulat e dorëzuara në ZEAL. Më poshtë paraqiten të paktën shtatë rezultatet e të nxënit për programin e studimit.

Programi Studimor Menaxhment dhe Ekonomiks përgatit studentët që të arrijnë objektivat e mësim-nxënies duke siguruar që ata të demonstrojnë arritjen e rezultateve të përcaktuara të programit.

  • Rezultatet e mësim-nxënies të Programit Studimor Të diplomuarit në Menaxhment dhe Ekonomiks
  • Arsimim akademik Të përgatisë të diplomuarin si profesionist në Menaxhment dhe Ekonomiks
  • Hulumtim shkencor Të organizojë ose të marrë pjesë në nivel elementar në kërkime shkencore në fushën e programit, përfshirë elemente ndërdisiplinore, duke respektuar normat dhe parimet etike të kërkimit shkencor
  • Njohuri për zgjidhjen e problemeve menaxheriale dhe ekonomike Zbaton njohuritë bazë të menaxhmentit dhe ekonomisë për të adresuar dhe zgjidhur probleme në sektorin ekonomik, duke konceptualizuar modele menaxheriale sipas kërkesave profesionale
  • Analizë e problemit Identifikon, formulon dhe hulumton probleme komplekse menaxheriale dhe ekonomike duke përdorur literaturën dhe parimet themelore të fushës për të arritur në përfundime të argumentuara
  • Projektimi / Zhvillimi i zgjidhjeve Dizenjon dhe vlerëson zgjidhje për probleme menaxheriale dhe ekonomike dhe zhvillon sisteme, procese ose komponentë që plotësojnë nevojat e specifikuara, duke marrë parasysh faktorët publikë, kulturorë, shoqërorë dhe mjedisorë
  • Përdorimi modern i mjeteve Krijon, zgjidh, përshtat dhe aplikon teknikat dhe instrumentet bashkëkohore menaxheriale dhe ekonomike, duke kuptuar kufizimet e tyre
  • Puna individuale dhe ekipore Funksionon në mënyrë efektive si individ dhe si anëtar ose udhëheqës i ekipeve të ndryshme dhe shumëdisiplinore
  • Komunikimi Komunikon në mënyrë efektive me komunitetin menaxherial dhe ekonomik si dhe me shoqërinë, duke përgatitur raporte, dokumentacion profesional dhe prezantime të qarta
  • Profesionalizmi dhe shoqëria menaxheriale dhe ekonomike Kupton dhe vlerëson çështjet shoqërore, ligjore, kulturore, shëndetësore dhe të sigurisë në kontekste lokale, rajonale dhe globale
  • Etika Kupton dhe angazhohet për etikën profesionale dhe përgjegjësitë që burojnë nga praktika profesionale e menaxhmentit dhe ekonomisë
  • Të mësuarit gjatë gjithë jetës Njoh dhe zhvillon aftësinë për t’u angazhuar në mësim të pavarur dhe zhvillim të vazhdueshëm profesional


Prof.Ass.Dr.Burim Morina


Prof.Asoc.Dr.Vehbi Imeri

Prof.Dr.Shyqeri Kabashi

Prof.Ass.Dr.Nadire Loku

Prof.Ass.Dr.Abetare Kabashi